Ka zgjedhur ditën pa makina ministri i turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi për të prezantuar dhe sqaruar për herë të parë projektvendimin për ndalimin e importit të makinave më shumë se 10 vjet prodhim. Kjo nuk vlen për makinat që qarkullojnë aktualisht nënvizoi ministri Klosi por për automjetet që do të blihen pas miratimit të këtij projekt vendimi.
Një ndër ndotësit kryesorë të ambientit në Shqipëri janë mjetet e tonazhit të rëndë. Sipas ministri Klosi edhe ato e kanë një afat përdorimi nga blerja e tyre. Qëllimi i këtij projekt vendimi tha ministri i mjedidit është reduktimi i ndotjes së ajrit por njëherazi dhe kursimi i parave të shqiptarëve./abcnews.al