Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe të rinjtë e projektit “Smile Albania” kanë nisur një aksion pastrimi në kanalin e Çukës në Sarandë. I pranishëm ishte dhe ministri Blendi Klosi.
Nga Saranda, një destinacion që sipas ministrit të Turizmit dhe Mjedisit pret mbi 150 mijë turistë çdo ditë, Blendi Klosi i bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve të mbajnë pastër mjedisin.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe të rinjtë e projektit “Smile Albania” kanë nisur një aksion pastrimi në kanalin e Çukës.
“Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe për Sarandën, Butrinti shënon një nga destinacionet më të rëndësishme turistike, prandaj të rinjtë e “Smile-t” në këtë aksion pastrimi kanë marrë gjithë situatën nga Butrinti deri në Sarandë për të bërë një pastrim të thellë dhe për të pasur mundësinë që t’’i vijmë në ndihmë bashkisë së Sarandës që së bashku me punonjësit e bashkisë të kemi një Sarandë më të astar. Kjo nuk mund të zgjidhet vetëm me aksione pastrimi nga të rinjtë apo shoqëria civile, por duhet shumë më shumë të ndërgjegjësohen qytetarët, bizneset dhe ata njerëz që kanë mundësi ta mbajnë Shqipërinë më të pastër”, tha Klosi.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit vlerësoi kryetarin e bashkisë, i cili tha Klosi që në nisje të punës ka organizuar një aksion të gjerë pastrimi në të gjithë territorin e Sarandës./ABC News Albania 24/7