Klosi: Çdo ndërtim pa leje në breg të detit do të shembet, filloi aplikimi për plazhet

schedule20:11 - 24 Maj, 2021

schedule 20:11 - 24 Maj, 2021

Ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC se këtë vit pret që në Shqipëri të ketë më shumë turistë se një vit më parë, por më pak se në 2019, kur nuk ishte shfaqur koronavirusi.

Këtë vit presim më pak se në 2019, por më shumë se në 2020, objektivi ynë është që deri në 2030 Shqipëria të bëhet kampione e turizmit”. Çmimet? “Nuk besoj se do të ketë rritje çmimesh” tha Klosi.

Lexo edhe: “BE ende pa një politikë për kufijtë”, Klosi: Sezonin turistik këtë vit e mbajnë shqiptarët përtej bjeshkëve

E ndërsa nuk foli për ndonjë paketë tjetër ndihme për sektorin, Klosi u shpreh se shteti ka lehtësuar politikat e të bërit biznes. “Patëm disa paketa, shtyrje të gjitha taksave për 2020, me lehtësira në kreditë bankare dhe padyshim me një politikë liberale të të bërit biznes”.

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama kërkoi prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare. Klosi shprehu vendosmëri për aksionin, ndërsa foli edhe për menaxhimin e plazheve.

Kërkohet menaxhimi si duhet i vijës bregdetare, rëra është një pasuri e madhe kombëtare prandaj kërkohet vëmendje e shtuar, që për ato hotele apo plazhe të menaxhuara, ata që i uzurpojnë, shteti do të veprojë me shumë forcë. Ka filluar aplikimi te e-Albania për menaxhimin e plazheve.

Do të ketë prishje të atyre do kanë kërkuar të uzurpojnë plazhet pa leje. Ata që nuk kanë leje do të duhet të hiqen. Ajo që kërkoi kryeministri, është që në zonat e plazhit vëmendja do të jetë tani.

Kush ndërton pa leje, jo vetëm do të prishet, por në bazë të ligjit do të shkojë deri në 7 vite burg. Do ja dalim këtë sezon” përfundoi ai./ db/ Abcnews.al