Liverpool u ndal pas 44 ndeshjesh pa humbje. “The Reds” u mposhtën nga Watford me rezultatin 3-0 dhe trajneri Jurgen Klopp e merr me pozitivisht gjithçka ndodhi. Gjermani thekson se kundërshtari e meritoi plotësisht fitoren dhe ishin ekipi më i mirë në fushë.
“Gjëja më e rëndësishme është urimi për Watford, e merituan. Pjesën e parë kishte gjëra që nuk shkojnë në një ndeshje futbolli. Në përgjithësi nuk krijuam sa duket dhe kjo normalisht të çon në humbje. Është vetëm një ndeshje futbolli dhe duhet ta pranojmë se Watford ishte skuadra më e mirë në fushë”, tha me sportivitet Klopp.
Arsenali në vitin 2004 e mbylli sezonin pa humbje dhe Liverpool do kishte dashur ta thyente atë rekord. Gjithsesi Klopp thekson se rekordet nuk thyhen thjesht sepse ti e do diçka të tillë. Sipas trajnerit të LIverpool, kjo humbje me Watford do ta lirojë skuadrën e tij.
“Rekordet nuk thyhen sepse t’i do t’i thyesh ati. Ju mund t;i thyeni rekordet nëse jeni 100% të përqendruar në çdo hap që hedh. Ishte e qartë që do të humbnim edhe ne një ditë. Nuk prisnim për humbjen, por ishte e qartë që do të ndodhte.
Ndodhi me Watford dhe e shoh me pozitivisht, për shkak se nga tani do të mund të luajmë sërish futboll lirshëm. Nuk kemi pse mundohemi të mbrojmë apo të tentojmë të kapim një rekord. Duhet vetëm të përpiqemi të fitojmë ndeshje sërish”, tha Klopp. /abcnews.al