Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, nuk është edhe aq i lumtur pas barazimit 0-0 kundër Manchester United. Pas përfundimit të ndeshjes tekniku i “The Reds” komentoi ndeshjen dhe vlerësoi në maksimum kundërshtarët.
“Nëse do të kishim fituar 1-0, mendoj se do të ishte shumë mirë. Nuk mund t’i hedhim poshtë rastet e krijuara nga Manchester United përgjatë 90 minutave. Ata po kalojnë një moment të mirë. Ata po fluturojnë, ndërsa ne po ngecim. Djemtë e mi bënë një ndeshje të mirë sonte”, deklaron gjermani.
“Në pjesën e parë kundërsulmet ishin të shkëlqyera, pasimet e mira, por nuk shënuam. Kjo është ajo që ka rëndësi në futboll. Pjesa e dytë ishte më e hapur. United kishte dy shanse të mira, por Alisson bëri dy pritje shumë të mira.
Mungesa e golave? Ky është futbolli. Këto momente ndodhin. Nuk ka asnjë justifikim, por duhet t’i injorojmë zërat që fliten lart e poshtë. Më pëlqeu ndeshja, pashë disa momente shumë të mira nga lojtarët e mi. Nuk ishte rezultati që dëshironim, por ai që morëm”, përfundon Klopp. /abcnews.al