Klopp: Të jemi realistë, sezoni ka përfunduar! Duhet të tregojmë uri

schedule11:50 - 2 Korrik, 2020

schedule 11:50 - 2 Korrik, 2020

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka treguar se si do t’i mbajë lojtarët e tij të motivuar, edhe pse sezoni i të kuqve ka përfunduar. Strategu gjerman e pranoi se lojtarët mund të jenë me “pushime”, por në shtatë sfidat e mbetura, duhet të tregojnë uri për të fituar.

“Për sa kohë do të qëndrojmë të uritur për të fituar, asnjë ekip nuk do të na ketë rival të lehtë, edhe pse sezoni ynë ka përfunduar, të jemi realistë. Ne kemi ego për të fituar 7 ndeshjet e mbetura dhe do të luajmë gjatë gjithë kohës kundër ekipeve që duan të arrijnë objektivat e tyre.

Objektivi ynë në këto 7 takimet të mbetura, është të marrim maksimumin e mundshëm, si gjithmonë. Dua që ekipi të ruajë një nivel të kënaqshëm, pasi sezoni i ardhshëm fillon shumë shpejt”, u shpreh trajneri i Liverpoolit./abcnews.al