Klopp: Shaqiri i rëndësishëm për ne, nuk i kuptoj ofertat nga disa klube

schedule08:10 / 23/01/2020

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, iu është përgjigjur një herë e mirë zërave për një largim të mundshëm të Xherdan Shaqirit nga “Anfield Road”. Numri një i stolit të Liverpool tha se nuk e mendon aspak një largim të Shaqirit, si dhe të asnjë futbollisti tjetër.

“E ardhmja e Shaqirit? Ju e dini shumë mirë se gjatë gjithë muajit dhjetor, por dhe tani në janar, kemi pasur në stol vetëm adoleshentë. Të talentuar dhe futbollistë të mirë, por mbeten adoleshentë. Prandaj nuk i kuptoj disa ekipe që duan të na marrin një nga lojtarët më të rëndësishëm.

Shaqiri është shumë i rëndësishëm për ne, nga stoli ose titullar, por jo vetëm Shaq. Edhe futbollistë të tjerë, si Lallana e Origi, janë lojtarë që mund të mbështetem në çdo sekondë. Nuk kemi asnjë qëllim, e përsëris, asnjë qëllim që të lë lojtarët tonë më të mirë të largohen”, u shpreh Klopp./abcnews.al

schedule08:10 / 23/01/2020