Klopp s’e bën dramë: Anulimi i Premier i padrejtë, por jo fundi i botës

schedule15:38 - 19 Maj, 2020

schedule 15:38 - 19 Maj, 2020

Qeveria angleze ka miratuar protokollin higjieno-sanitar të FA dhe skuadrat e Premier League mund të kryejnë stërvitje kolektive këtë javë. Jurgen Klopp ka vetëm një merak dhe shpreson që ky sezon të mos shpallet i pavlefshëm.

Skuadra e tij ka dominuar, numëron 25 pikë më shumë se vendi i dytë dhe fitimi i titullit, që mungon prej 30 vitesh në “Anfield”, është vetëm çështje kohe. Trajneri i njohur ka folur për Kicker, aty ku nuk e cilëson si fundin e botës pezullimin total të këtij sezoni.

Skenari më i keq që më shkon ndërmend është që dikush mendon të shpallë sezonin të pavlefshëm. Megjithatë, ka gjëra më të këqija në jetë sesa të mos bëhesh kampion. Shumë njerëz hasin probleme të mëdha, shëndetësore dhe ekonomike.

Ka edhe shumë njerëz të vdekur. Rifillimi i stërvitjeve kolektive? Qendrat tona stërvitore janë më të sigurtat. Askush nuk mund të infektohet brenda tyre“, thekson trajneri gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!