Klopp nuk e fajëson Solskjaer: Ajo që u ndodh atyre është krim! Si Ole do bëja edhe unë

schedule15:58 - 12 Maj, 2021

schedule 15:58 - 12 Maj, 2021

Manchester United u mposht një ditë më parë nga Leicester dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer kishte bërë disa ndryshime në formacion, pasi kalendari i “Djajve të kuq” është shumë i ngjeshur.

Jurgen Klopp ka dalë në mbrojtje të kolegut të tij në lidhje me përzgjedhjen dhe ngre sërish zërin në lidhje me kalendarët dhe ngjeshjen e ndeshjeve.

“Formacioni i Manchester United ishte ai që unë prisja. Ata luajnë të dielën, të martën dhe të enjten. Ky është një krim. Nuk është faji i Ole dhe i lojtarë të tij. Edhe unë do të kisha bërë të njëjtën gjë”, ka thënë Klopp mes të tjerash në konferencë. /abcnews.al