Sulmuesi i Liverpool, Divock Origi, pritet të vendoset në merkato nga klubi anglez. Sipas raportimit të “Daily Mail”, Jurgen Klopp nuk e dëshiron më në ekip 25-vjeçarin dhe pritet të dëgjojë çdo ofertë që do të vijë në drejtim të tij.
Hera e fundit që anglezi luajti një ndeshje si titullar daton më 31 janar kundër Everton dhe duket qartë që ai është vetëm një zëvendësues në formacionin e trajnerit gjerman. Salah, Mane dhe Firmino e kanë lënë në hije Origin, edhe pse ai ka qenë vendimtarë në duele të rëndësishme.
Kontrata e Divock me “The Reds” përfundon në vitin 2024 dhe vlera e kartonit të tij është diku te 16 milionë euro. Kujtojmë që sulmuesi është lojtari i dytë që ka më shumë kohë te Liverpool pas kapitenit Henderson, por mesa duket aventura e tij në “Anfield” është drejt fundit. /abcnews.al