Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Klopp: Njeri si Anceloti nuk ka, Evertoni për titull. James? Goditja e verës

schedule16:20 - 16 Tetor, 2020

schedule 16:20 - 16 Tetor, 2020

Jo vetëm Inter-Milan ditën e nesërme. E shtuna sjell një tjetër derbi emocionues si ai mes Everton dhe Liverpool (13:00) në Premier League, që këtë sezon do të jetë më i luftuar dhe i zjarrtë se kurrë.

Ekipi i Carlo Ancelottit kryeson me pikë të plota pas javës së katërt dhe do të tentojë të thyejë kampionët në fuqi. Trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp flet rreth homologut italian dhe kundërshtarëve në prononcimin e dhënë për BBC.

Nuk ka qenë kurrë sekret ajo çfarë mendoj për Carlo Ancelottin. Kam shumë respekt për të, është një qenie njerëzore e mrekullueshme. Kur dëgjova se ishte afër firmës me Everton, mendova me vete: ‘Uhhh, ja një tjetër kandidat për fitimin e titullit‘.

Marrja e James Rodriguez ishte goditja më e madhe e verës që lamë pas. Drejtuesit e Everton dhe trajneri kanë punuar mirë në merkato, duke identifikuar saktësisht lojtarët që u duheshin për të përmirësuar një ekip që ishte mjaft konkurrues.

Tani po u shkon gjithçka në mënyre perfekte, kanë lojtarë të rrezikshëm si James dhe Richarlison, në qendër të mesfushës është Allan. Po flasim për një skuadër të fortë, shumë të fortë. Do të jetë një derbi interesant.

Calvert-Lewin? Me të vërtetë e prisja që të hidhte hapa të mëdhenj dhe ai po e bën diçka të tillë. Zotëron gjithçka që i nevojitet: fizik të fortë, lëvizshmëri dhe shpejtësi. Dominic është i fortë në luftën në ajër dhe godet saktë me të dy këmbët“, thekson Klopp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!