Klopp: Lumturia e titullit një përjetësi, dua të drejtoj një kombëtare

schedule22:00 - 13 Korrik, 2020

schedule 22:00 - 13 Korrik, 2020

Trajneri gjerman i Liverpool, Jurgen Klopp, arriti të rikthejë titullin kampion në Premier League në Anfield Road pas plot 30 vitesh. Një idhull i tifozerisë së kuqe, por me intervistën e tij më të fundit, Klopp ka i ka “trembur” të gjithë…

“Lumturia për titullin e fituar do të zgjasë një përjetësi. Pas katër viteve të tjera, në fund do të kem kaluar nëntë vite në Angli dhe do të dua të marr një vit pushim. Mund të bëj çfarë të dua dhe atë që ndjej.

Kjo do thotë të stërvit një tjetër klub, një kombëtare ose të heq dorë nga të gjitha. Kur të tërhiqem dua të kthehem në Gjermani, në Mainz. Por, pas pesë viteve bota mund të më duket ndryshe”,/abcnews.al