Klopp: Ky barazim si humbje! Faji ynë, por nuk kemi kohë të qajmë

schedule10:58 - 28 Dhjetor, 2020

schedule 10:58 - 28 Dhjetor, 2020

Liverpool nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj WBA mbrëmjen e kaluar, rezultat që prishi serinë pozitive të tetë fitoreve radhazi shtëpiake në kampionat. Kampionët në fuqi kaluan në avantazh në pjesën e parë me Sadio Mane.

Gjithsesi, miqtë e vendit të parafundit në renditje barazuan takimin 8 minuta përpara fundit. Liverpool vazhdon të kryesojë Premier League me 32 pikë, teksa ndiqet nga Everton (29), Leicester City (28) dhe Manchester United (27).

Barazimi në “Anfield” nuk është pritur mirë nga Jurgen Klopp, i cili e cilëson si humbje rezultatin ndaj WBA. “Djemtë janë shumë të irrituar, është një barazim me shijen e humbjes për mënyrën se si erdhi. Pjesa e parë ishte e çuditshme, mbajtëm topin për më shumë se 90%.

Nuk mbaj mend ndonjë kundërsulm të WBA, ata nuk ndryshuan qëndrim dhe stil loje as pas momentit që kaluam në avantazh. Në fillim të pjesës së dytë na rrezikuan disi, ne u kthyem në mbrojtje dhe menduam se kaloi momenti i vështirë.

Faji i këtij barazimi është i yni, i kishim mundësitë të shënonim golin e dytë dhe të mbyllnim ndeshjen. Në fund përfundoi 1-1 dhe jemi të detyruar ta pranojmë. Nuk është koha për të qarë, pas tre ditësh luajmë sërish“, deklaron Klopp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!