Klopp i lumtur për finalen e EFL Cup: Ndihem shumë mirë, ndaj Chelsea do të jetë një përballje e madhe

schedule12:56 - 25 Janar, 2024

schedule 12:56 - 25 Janar, 2024

Tashmë gjithçka është vendosur, Liverpool-Chelsea do të jetë finalja e këtij edicioni të EFL Cup, me sfidën e madhe që do të zhvillohet, në “mitikun” e Londrës, “Ëembley”, mbrëmjen e 25 shkurtit, me “Blutë” e teknikut, Maurizio Pochettino, që kanë ndër shanset e pakta për të fituar një trofe “të rëndësishëm” këtë sezon.

Të fundit që fituan një biletë për në finalen e turneut ishin “Të Kuqtë” e Liverpool, të cilët u mjatuan me barazimin, 1 me 1, në transfertën e “Craven Cottage”, përballë skuadrës së Fulham. Pas sfidës në Londër, tejet i lumtur për arritjen në fazën e fundit të kompeticionit u duk të ishte edhe tekniku, Jurgen Klopp, i cili tha se ndaj “Bluve” të Chelsea do të jetë një ndeshje e madhe.

“Ishim gati për këtë ndeshje dhe e treguam në fushën e lojës, kjo është shumë e rëndësishme. Skuadra tregoi forcën e karakterit dhe dëshirën për të prekur finalen. Ndihem shumë mirë pas kësaj sfide, të gjithë jemi të lumtur, mezi po e presim ndeshjen finale në “Ëembley”. Natyrisht kemi edhe ndeshje të rëndësishme përpara.

Do të marrim kohën tonë, për të pasur qetësinë e duhur dhe për të menduar hap pas hapi për çdo ndeshje. Në finale përballë Chelsea? Do të jetë një ndeshje e madhe. Është një takim midis dy skuadrave që e kërkuan këtë finale dhe do të jetë një ndeshje e bukur”,- u shpreh menjëherë në përfundimin e sfidës, tekniku gjerman.

Ndërkaq, kujtojmë se “Të Kuqtë” e Liverpool do të luajë finalen e 14-të në historinë e EFL Cup, teksa është skuadra më e suksesshme me 9 trofe të fituar dhe për herë të fundit ia doli në sezonin 2021-2022 pikërisht ndaj Chelsea, me penallti, ndërsa “Blutë” që do të luajnë finalen e 10-të në histori, teksa kanë arritur të fitojnë 5 herë kompeticionin. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!