Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Klopp i lumtur me fitoren ndaj Leicester: Zhvilluan një lojë perfekte, tani përgatitemi për ndeshjen e radhës

schedule08:46 - 16 Maj, 2023

schedule 08:46 - 16 Maj, 2023

Një dopietë nga Curtis Jones dhe një gol në pjesën e dytë nga Trent Alexander-Arnold i mjaftuan “të kuqve”, të Liverpool për të siguruar fitoren e 7-të radhazi në Premier League, fitore që afron edhe më shumë me kualifikimin për në fazën e grupeve të Champions League sezonin e ardhshëm.

Pas fitores, tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp, tepër i ngazëllyer për 3 pikët, tha se djemtë e tij zhvilluan një ndeshje pothuajse perfekte dhe se tashmë objektivi i radhës është fitorja në përballjen ndaj Aston Villa, në fundjavë.

“Ne kishim rreth 15 minuta për të kuptuar se si të ndërtonim lojën. Dhe më pëlqen ajo që filluam të bëjmë më pas. Ne shënuam gola të mrekullueshëm. Ne patëm një ndeshje pothuajse perfekte. Por mes minutave 55 dhe 75 loja ishte pak më e hapur nga sa do të kisha dashur.

Fitorja është gjithçka që mund të bëjmë tani. Nuk mendoj mund të arrijmë në 4 më të mirat duke pasur parasysh nivelin e konkurrencës. Por do të ishte për të ardhur keq nëse njëri prej tyre pengohej dhe ne nuk do të përfitonim nga kjo. Kështu që ju duhet të bëni punën tuaj.

Mendoj se tashmë e kemi siguruar një vend në kompeticionet evropiane dhe gjashtë javë më parë kjo nuk dukej as në horizont. Nuk do ta kisha besuar atëherë se mund të luftonim për Champions League, nuk ishim të qëndrueshëm. Duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Unai Emery po bën një punë djallëzore me Aston Villa ”,- tha Jurgen Klopp në fjalën e tij. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!