Liverpool po thyen rekord pas rekordi dhe askush nuk po arrin të frenojë armatën e Jurgen Klopp. Çdo repart është i blinduar, por drejtuesit e “The Reds” kanë një preferencë për repartin e mesfushës.
El Desmarque raporton se i preferuari i kampionëve të Europës është Isco. Klubi anglez ka bërë ofertën e parë prej 56 milion eurosh, por kreu i Real Madrid, Florentino Perez, kërkon minimalisht 70 milion euro për ta lënë të lirë.
Klopp ka edhe planin B nëse nuk arrin te fantazisti andaluzian. Trajneri gjerman pëlqen shumë edhe Fabian Ruiz. 23-vjeçari i Napolit, njësoj si Isco, premton shumë kreativitet në mesin e fushës, por kushton më shumë se lojtari i “Los Blancos”, pavarësisht se nuk po zhvillon sezonin e tij më të mirë. /abcnews.al