Jurgen Klopp në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme në Champions League kundër Genk, ka folur për ndryshimet në formacion si dhe për kundërshtarin belg që e pret.
“Nuk ka asnjë ndeshje Championsi që është e lehtë. Ne luajmë kundër Genk dhe duhet ta vlerësojmë maksimalisht. Ata humbën me Napolin, pornuk është vetëm te rezultati. Ne e pamë çfarë na ndodhi me Salzburg-un. Duhet të jemi të përqëndruar deri në fund të ndeshjes.”- deklaron tekniku gjerman.
Kur u pyet nga gazetarët për ndryshimin në portë ai u përgjigj i sigurtë: “Unë mendoj se Adrian është pak i mërzitur, por nuk e tregon fare, një profesionist i vërtetë. Tek ne të gjithë e dinë se Alisson është numri 1 i portës, kjo ka qënë e qartë që në fillim. Jam i bindur që të portierët kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.”
Liverpool ka vendosur një rekord negativ në dy sezonet e fundit për sa i përket ndeshjeve në trasnfertë. “Kemi qënë me fat vitin e kaluar sepse ishim në një grup “ferri”, mund t’i humbnim të treja ndeshjet dhe të mos e kalonim grupin. Është e vërtetë që në “Anfield” ndihemi më mirë, tifozët na ndihmojnë shumë. Por, këtë vit duhet të punojmë akoma më shumë derisa të mos kemi frikë nga transfertat.”- mbyll Klopp. /abcnews.al