Klopp: Everton ka shumë probleme, por derbi mbetet derbi

schedule19:20 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 19:20 - 3 Dhjetor, 2019

Liverpoool pret nesër në “Anfield Road” rivalët e të njëjtit qytet, Everton, në një sfidë derbi që do të jetë kryendeshja e javës në Premier League. Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ishte i pranishëm sot në konferencë për shyp, ku më shumë foli për ekipin rival dhe sfidën që pret.

EVERTON – “Renditja tregon të vërtetën e plotë në fund të sezonit, jo në këtë fazë. Everton po kalon një moment jo të mirë, por askush nuk mund t’i mohojë kualitet që ka kjo skuadër. Edhe trajneri Marco Silva është një strateg shumë cilësor, por ndonjëherë gjërat të marrin për ters, më ka ndodhur dhe mua.

PROBLEMET – “Everton duhet të ishte më lart në tabelë, kanë pasur shumë probleme me dëmtimet. Të gjithë e dimë për Andre Gomesin, por dhe Fabian Delph është një lojtar i rëndësishëm për ta. Gjithsesi, ne presim një sfidë shumë të luftuar nesër, është një derbi”.

PRESIONI – “Shumë presion, padyshim. Everton është një klub shumë ambicioz, me të drejtë, dhe nëse nuk shkon në rrugën e duhur, presioni rritet shumë shpejt, kjo është situata. Por ata nuk janë të vetmit në këtë situatë. Ky kampionat është vërtet e vështirë për të gjithë ne trajnerët”, përfundoi strategu gjerman./abcnews.al