Klopp: Dominuam për 75 minuta, fola troç me djemtë pas ndeshjes

schedule20:39 - 13 Shkurt, 2021

schedule 20:39 - 13 Shkurt, 2021

Liverpool humbi 3-1 në fushën e Leicester City ditën e sotme. Kampionët në fuqi kaluan të parët në avantazh me anë të Momo Salah, por “Dhelprat” shënuan tre herë në 15 minutat e fundit dhe siguruan tre pikë të rëndësishme.

Humbja e gjashtë sezonale në Premier League për Liverpool dhe e treta radhazi. Diferenca me Manchester City e vendit të parë ka shkuar 13 pikë, teksa Jurgen Klopp foli pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:

Për 75 minuta, deri në momentin që ata na barazuan, po e ndihmonim shumë njëri-tjetrin. Ishte një ndeshje futbolli shumë e bukur. Po dominonim dhe po luanim futbollin që na pëlqen, nuk po i lejonim hapësira aspak Leicesterit.

Shënuam një gol të bukur dhe patëm edhe disa raste të tjera. Duhet të vazhdojmë të punojmë për të krijuar sa më shumë raste për gol. Ndeshja ishte e bukur, por më pas pësuam dy gola. Te goli i tretë e humbëm topin shumë lehtë.

Një gjë e tillë nuk më pëlqen aspak, edhe pse ishim hapur në kërkim të barazimit në ato momente. Ja u thashë djemve se një gjë e tillë është e papranueshme, por kjo është situata në të cilën ndodhemi“, deklaroi Klopp. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!