Gjermania barazoi 2-2 me Hungarinë, por ishte dy herë në disavantazh dhe rrezikoi të eliminohej që në grupe në EURO 2020. Gjithsesi tre herë kampionët e Europës ia dolën të barazojnë.
Jurgen Klopp, në një intervistë për “Bild” ka thënë: “Të eliminohej Gjermani në grupe do të ishte një çmenduri. Kemi luajtur mirë kundër Francës,
Portugalinë e kemi dominuar, gjë që vështirë ia ka bërë ndonjë kundërshtar në vitet e fundit. Vuajtëm kundër Hungarisë, kjo është e vërtetë, por nuk ndodhi gjë tjetër.
Ndonjëherë ndeshje të tilla të duhen dhe tani jemi gati për ndeshjen e së martës”. Gjermania do të përballet me Anglinë në fazën e 1/8-ve në EURO 2020. / abcnews.al