Liverpool doli fitimtarë përballë Chelsea në finalen e FA Cup, me “The Reds” që ngritën lart trofeun pasi ekzekutuan penalltit.
Pas këtij triumfi, trajneri i Liverpool, foli për “BBC”, teksa komentoi fitoren e të tijve.
“Fitore e jashtëzakonshme, ishte një ndeshje e pabesueshme dhe intensive kundër Chelseat që do ta kishte merituar fitoren në të njëjtën mënyrë, siç kishte ndodhur tashmë në Kupën Carabao.
Kjo tregon se sa të vogla janë diferencat midis dy skuadra. Nuk mund të mos jem më krenar për djemtë e mi, për rrugëtimin që kanë bërë, sa shumë kanë luftuar.
Van Dijk? Mendoj se Virgil është mirë, por muskuli i tij ishte i lënduar. Goditjet e penalltisë ishin shqetësuese, un hëngra thonjtë e mi. Më vjen shumë keq për Chelsean, por është e vështirë për herë të dytë të luash 120 minuta dhe të mos marrësh asgjë, por jam i lumtur për ne.
Gjithçka u vendos me penallti, Chelsea luajti shumë mirë, por në fund duhet të ketë një fitues dhe këta ishim ne sot”, deklaroi Klopp. /f.a/abcnews.al