Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp, foli menjëherë pas fitore 2-1 kundër Tottenham. Kjo sfidë, ishte padiskutim një ndër më të bukurat e këtij sezoni, pasi të dyja skuadrat krijuan raste të shumta. Në fjalën e tij, Klop tha: “Prej ditësh e kisha menduar ndeshjen kundër Tottenham.
E dinim që do të ishin një skuadër kompakte, agresive, që do të bënte presion lart. Të gjitha këto, ndodhën gjatë lojës. E dashuroj futbollin kur dy skuadra luajnë lart, me presing, pa asnjë frikë. Sot, ishte një ndeshje e tillë, një super ndeshje duhet të them.
Arritëm të fitonim falë performancës së shkëlqyer të disa individëve. Të dy skuadrat kanë lojtarë specialë në përbërje. Një ndeshje e shkëlqyer, padiskutim. Dëmtimi i Salah? Asgjë serioze, thjesht ishte një masë paraprake”, përfundoi strategu gjerman./abcnews.al