Klodian Rasha u vra nga polici, Dogjani në ABC: Vrasje shtetërore, dorëheqja deri te ministri i Brendshëm

schedule20:16 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 20:16 - 8 Dhjetor, 2020

Ish-drejtuesi i Policisë, Asllan Dogjani në Radari Informativ në ABC në foli për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

Dogjani e cilësoi një vrasje shtetërore duke u shprehur shqetësues për ngjarjen në fjalë.

Një një analizë të situatës përballë gazetares Jonida Shehu, Dogjani tha se arma e zjarrit përdoret ndaj një sulmi të padrejtë dhe të vërtetë të çastit më kusht që karakteri i mbrojtjes të përputhet me karakterin e sulmit.

Lexo edhe: SHÇBA: Nuk ishte vetëmbrojtje, polici shkeli ligjin duke vrarë Klodian Rashën

“Ngjarjen e kam ndjekur me shqetësim pasi është një çështje shumë e ndjeshme. Është humbja e një jete njeriu. Duke ndjekur lajmet arrita në një konkluzion që kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore. Në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me një sulm ndaj një drejtori të Policisë.

Nga ajo që kemi dëgjuar e konsiderova vrasje shtetërore sepse unë e njoh mirë ligjin dhe për përdorimin e armëve të zjarrit. Arma përdoret ndaj një sulmi të padrejtë dhe të vërtetë të çastit më kusht që karakteri i mbrojtjes të përputhet me karakterin e sulmit”, deklaroi Dogjani.

Gjatë bisedës në studio me Jonida Shehun, ai u shpreh se edhe vetë personi që ka bërë vrasjen është pasojë, pasi sipas tij shkak janë përgjegjësit e punonjësve të policisë që i nxjerrin të patrajnuar në terren.

“Merren policë për shkak të bindjeve politike. Si mund të nxjerrësh në rrugë dy policë të rinj, merr një të vjetër dhe të ri. Sot, shefat apo drejtuesit nuk bëjnë një punë profesionale me punonjësit e policisë. Polici e përdor armën kur rrezikohet jo vetëm jeta e tij, por edhe e çdo personi.

Polici edhe gabon, por jo në përdorimin e armës. Polici duhet të udhëhiqet nga parimi i ligjshmërisë dhe humanizmit. Polici sot të ndalon sikur po sheh një kriminel, duhet kuptuar që qytetari është qytetar. Policia duhet të vijë, nga viti në vit, duke u përmirësuar dhe jo duke u përkeqësuar.

Nuk mund të them saktësisht por di që në 2005 deri në 2009 u bënë goditje ndaj grupeve kriminale siç nuk ka pasur ndonjëherë. Sot në 2020 punonjësi i policisë duhet të ketë figurë qytetare. Duhet parë se çfarë rrezikshmërie ka personi, kemi parë që i shoqërojnë në polici se nuk kanë vënë maskën dhe nuk disponojnë mjet identifikimi. Çfarë ka më shumë 21 janari, nga kjo sot. Polici në 21 janar qëlloi sepse u copëtua më gurë. Sot qytetari ikën me vrap dhe qëllohet nga pas kjo është një precedent shumë i rrezikshëm”, sqaroi Dogjani.

Po ashtu ai theksoi se presioni i opinionit publik u arrit të merrej vendimin për policin që vrau 25-vjeçarin.

“Mendoj që tentuan ta zbusin situatën. Shkon në Polici dhe nuk shikon transparenca. Këtu Polici i Shtetit drejtohet si në kohën e diktaturës. Nuk po them të japësh sekrete hetimore, por duhet transparencë ndaj publikut. Nëse nuk do të kishte reagim nga opinioni publik efektivi mund të mos arrestohej.

Shtoj se nëse nuk do të ketë reagime do të mbetet në kuadrin e një polici. Për mua duhet të japin dorëheqjen deri të Ministri i Brendshëm, është vrarë një 25-vjeçar pa faj, pa të drejtë. Unë  e mbroj punonjësin e policisë, por sot e kanë larguar nga objekti i punës së vet.

 Në Greqi është vrarë një fëmijë digjet Greqi çdo vit. Nuk po them t’i nxisim, por duhet të reagojmë që të mos ndodhë më”, tha më tej Dogjani.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!