Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Klodian Braho kreu i ri i SPAK, Gonzato: SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Mirëpresim bashkëpunimin në vijim

schedule15:20 - 11 Dhjetor, 2025

schedule 15:20 - 11 Dhjetor, 2025

Në përfundim të votimit të KLP, e cila me shumicë votash votoi Klodian Brahon në krye të SPAk për tre vitet e ardhshme, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato tha se SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Kemi ardhur këtu të tregojmë mbështetjen tonë për KLP, por edhe për të treguar interes në procedurën e emërimit. SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Është një nga kërkesat kyce për në BE. Dje thamë që ajo që kërkojmë është një kryetar që do të vijojë punën e SPAK, dhe ajo që kërkonim ishte një kandidat me nivele pavarësie dhe integritet. Uroj z.Braho dhe që mirëpresim bashkëpunimin me të në vijim” – tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!