Klivlend Kavaliers gjen tjetër protagonist përveç Lebron Xhejmsit

schedule17:06 - 6 Mars, 2018

schedule 17:06 - 6 Mars, 2018

Klivlendi ka gjetur një tjetër protagonist në basketbollin amerikan, përveç Lebron Xhejmsit. Lerri Nensi Junior vendosi një rekord në ndeshjen e parë, që luajti si titullar.

Nuk mund të quhet i ri, por shtangu si të ishte i tillë.

Tifozët e Klivlendit, në kërkim të një lojtari që të bëhet krah i Lebron Xhejmsit, mendojnë se e kanë gjetur atë që u duhet.
Quhet Lerri Nens i Riu, është 25 vjeç dhe 2.03 metra shtatlartë, ndërsa luajti për herë të parë si titullar për nënkampionët e NBA-së.
E shfrytëzoi rastin më së miri dhe u bë një yll brenda natës.

Ndaj Detroit Pistonsëve shënoi 22 pikë dhe kapi 15 topa në tabela, si dhe shërbeu 1 pasim për kosh e u vodhi dy topa kundërshtarëve.
Ishte rekordi i pikëve në karrierë, herën e parë që luajti në fushë që prej fillimit, ndërsa babai i tij ishte krenar në tribunë.
Në një farë mase la në hije vetë Lebronin, edhe pse kapiteni shënoi plot 31 pikë, në një paraqitje tjetër të madhe.

Nensi i Riu mund të quhet një djalë vendas, pasi ka lindur në të njëjtin qytet si Xhejmsi, në Akron, në shtetin e Ohajos, ku bën pjesë edhe qyteti i Klivlendit.

Basketbollisti 25-vjeçar u pëlqye shumë sepse jo vetëm vrapoi pa fund, mbrojti fort dhe ishte i fortë në tabela, por edhe sepse u tregua më i saktë në gjuajtje se zakonisht.

Lebron Xhejms shpreson që Nensi i Riu të jetë pjesë e atij grupi lojtarësh si Smith, Klarkson, Osman, Korver apo edhe Kevin Lov, që ta ndihmojnë Klivlendin të luftojë për titull edhe këtë sezon./abcnews.al