Boksieri i peshave të rënda Wladimir Klitschko ka luftuar kundër pushtimit rus në Ukrainë. Duke folur për Radio 5 Live , ai tha se ka parë “shumë civilë të vdekur” të cilët janë “torturuar dhe ekzekutuar” në Bucha pas tërheqjes së trupave rusë, shkruan BBC.
“Nuk kam menduar kurrë që njerëzit mund të arrinin deri në këtë pikë edhe kundrejt atyre që nuk kanë treguar rezistencë”, tha ai.
Ish-kampioni botëror i peshave të rënda i bëri thirrje botës të marrë masa më të ashpra kundër pushtimit rus të Ukrainës.
“Nëse qëndroni pasiv dhe thjesht vëzhgoni se çfarë po ndodh, ju jeni pjesë e këtij agresioni, dhe po e mbështesni këtë agresion”, tha ai.
“Gjaku i civilëve është në duart tuaja,” përfundoi ai.
/abcnews.al