Klitschko: Do të ndryshojmë emrat e rrugëve dhe shesheve që lidhen me Rusinë në Kiev

schedule16:39 - 15 Prill, 2022

schedule 16:39 - 15 Prill, 2022

Kryetari i bashkisë së Kievit ka njoftuar planet për të riemërtuar rrugët dhe sheshet në kryeqytet, të cilat aktualisht janë të lidhura me Rusinë.

Duke shkruar në Telegram, kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se ish-Sheshi i Miqësisë mes Kievit dhe Moskës do të riemërtohet “Heronjtë e Mariupolit”.

Ai shtoi se emrat e tjerë, si rrugët dhe stacionet e metrosë gjithashtu do të ndryshohen.

Sipas shërbimit ukrainas të BBC-së, ideja e riemërtimit të stacionit hekurudhor të Kievit ishte diskutuar përpara pushtimit të Rusisë, në një sfond të përkeqësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!