Klint Çollaku zbulon çmimin e një kënge: S’ma mban xhepi, si i kam marrëdhëniet me Albanin

schedule11:18 - 24 Korrik, 2020

schedule 11:18 - 24 Korrik, 2020

Këngëtari i ri Klint Çollaku ka promovuar këngën e tij më të re “Larg” në emisionin ‘Abc e Mëngjesit’.

Ai ka treguar se për realizimin e këngës është kujdesur vetë si për tekstin dhe muzikën, pasi janë shumë të kushtueshme.

Klinti ka theksuar se një këngë kushton tre mijë euro dhe në këtë kohë pandemie nuk ia mban xhepi.

“Për tekstin dhe muzikën jam kujdesur vetë. Po mundohem të krijoj këtë gjënë time. Jam më rehat aty. Nuk mund të them që nuk kam besim, ka plot kompozitorë të mirë. Si edhe është nevoja ekonomike, në qoftë se një këngë kushton 3  mijë euro dhe nuk i mban dot xhepi. Ndodh kjo pandemia dhe nuk kemi as koncerte pastaj. Për klipin mua më pëlqejnë gjërat e thjeshta dhe mua më pëlqeu shumë, është brenda shijeve të mia. Në këto muaj ku lançohen shumë këngë, mund të them e imja është origjinale. Unë kam bërë një pakt me veten time, nëse unë futem në studion, më pëlqen kënga, ndjehem  mirë me këngën, e publikojë”, tha Klinti.

Më tej, ai ka sqaruar edhe deklaratën e bërë një ditë më parë, ku u shpreh se nuk është ndjerë i përkëdhelur nga artistët e mëdhenj. Sipas Çollakut, Alban Skënderaj e ka mbështetur që nga fillimi, ndryshe nga çfarë është keqkuptuar në media.

“Mu bë një pyetje ‘A je i përkëdhelur nga artistët shqiptarë’. Jo, i thash. Pastaj u cek pjesa e Alban Skënderajt , ai më ka mbështetur që në fillimet e mija. Edhe unë nuk e thash kështu. Më pas më erdhën shumë mesazhe, që ai të ka mbështetur, pse fole ashtu. Ndërkohë unë thash këtë”, shtoi Klinti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!