Jurgen Klinsmann ka thyer heshtjen pas dorëheqjes nga Hertha Berlin. Trajneri gjerman qëndroi vetëm 10 javë në pankinën e klubit kryeqytetas, teksa largimi i tij u prit keq nga drejtuesit. “Klinsmann u soll si adoleshent”, u shpreh Lars Windhorst, i cili zotëron 49.5% të aksioneve të klubit.
Fjalët e shumta, sipas tij absurde, nuk i kanë pëlqyer aspak Klinsmann. Ish-sulmuesi i njohur ka një mesazh për pronarët e Hertha në një prononcim për SportBild, aty ku tregon të keqen e klubit gjerman.
“Pronarët duan të gjejnë mënyrën për të shkarkuar ata që drejtojnë Hertha Berlin. Të gjithë lojtarët e mirë të skuadrës do të kthehen në lojtarë mesatarë me këtë lloj menaxhimi. Në futboll ka vetëm një rregull: nuk je kurrë më i miri në botë.
Hertha po lufton për të mos rënë nga kategoria dhe drejtuesit merren me deklarata bombastike, duke nxitur një kulturë gënjeshtrash. Dorëheqja ime? Kanë nxjerrë në pah arsyetime absurde“, komenton trajneri gjerman. /abcnews.al