Humbja 4-0 kundër Augsburg ka qëlluar fatale për Ante Covic. Kjo ishte disfata e katërt rresht në kampionat për Hertha Berlin dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin kroat.
Menjëherë është zgjedhur pasuesi, i cili është Jurgen Klinsmann. 55-vjeçari rikthehet pas dhjetë vitesh në Bundesligë. Ish-sulmuesi i njohur drejtoi Bayern Munchen në sezonin 2008-2009, teksa aventurën e fundit e pati në stolin e SHBA, kombëtare të cilën e drejtoi në vitet 2011-2016.
Klismann ka firmosur një kontratë deri në fund të këtij sezoni dhe do të debutojë në stolin e ekipit kryeqytetas (renditet në vend të 15-të në kampionat) përballë Borussia Dortmund. /abcnews.al
.@antecovic14 ist nicht mehr Cheftrainer von Hertha BSC. Darauf haben sich unser Geschäftsführer Sport @michaelpreetz und #Covic nach intensiven Gesprächen verständigt. @J_Klinsmann wird den Posten bis zum Saisonende übernehmen.
Alle Infos: https://t.co/79U1835ZqS#hahohe pic.twitter.com/LuWHE5VeEQ— Hertha BSC (@HerthaBSC) November 27, 2019