Klinika e Fertilitetit në spitalin Hygeia, sukses të garantuar me metodat bashkëkohore për çiftet

schedule18:16 - 11 Qershor, 2020

schedule 18:16 - 11 Qershor, 2020

Klinika e Fertilitetit në Spitalin “Hygeia”, ofron një mundësi më shumë për çiftet që përballen me problemet e infertilitetit.

Ekspertiza e lartë mjekësore, përkushtimi dhe profesionalizmi i ofruar nga stafi i mjekëve specialiste, me një eksperiencë të gjerë ndërkombëtare ofron sukses të garantuar.

“Prej më tepër se 10 vitesh falë procedurave të fertilizimit in vitro, vetëm në Shqipëri kam asistuar më shumë se 1500 familje të mbajnë në duar fëmijët e tyre. Gjatë karrierës time mund të llogaris më shumë se 8000 bebe që kanë lindur me teknikën e IVF, gjithashtu kam realizuar rreth 15, 000 cikle IVF në Angli, SHBA apo edhe në shtete të tjera.

Tashmë, prej rreth 1 viti e gjysmë ofroj shërbimet e mia pranë qendrës IVF në Spitalin “Hygeia” dhe jam krenar që jam pjesë e ekipit të Klinikës së Fertilitetit Hygeia.

Ne jemi duke ecur me hapin e kohës edhe sa i përket teknologjisë së përdorur në klinikën e fertilitetit Hygeia, kemi më shumë metoda për induksionin/ stimulimin ovarian, procedura këto të përballueshme ekonomikisht për të gjithë individët”, sqaroi mjeku specialist për infertilitetin Dr. Hakan Satiroglu

Prof. Dr. Hakan Satiroglu tregon se përse çiftet duhet të zgjedhin Spitalin Hygeia.

Në spitalin Hygeia ne i kemi të gjitha mundësitë për diagnostikimin e të tilla sëmundjeve me teknikat PGD (pre implanation diagnosis), që do të thotë se ne mund të shohim nëse embrioni ka një problem gjenetik apo jo.

Kështu që nëse embrioni ka një problem gjenetik ai nuk transferohet, por hulumtohet më shumë deri në gjetjen e njeh zgjidhjeje.

Gjithashtu ofrojmë zgjidhje për shumë zonja të cilat për arsye të ndryshme dëshirojnë të planifikojnë shtatzëninë për një moment të dytë, pra për vite më pas.

Për to ne mund të ofrojmë programin e prezervimit të fertilitetit, pra të ruajmë vezët e tyre për vite me radhë dhe kur ato të jenë gati dhe të zgjedhin partnerin e tyre, mund të përdorin vezët e ruajtura.

Në këtë rast ato nuk kanë përse të kenë frikë nëse rezerva e tyre ovariane ka mbaruar apo jo, qoftë kjo pas 5 apo 10 vitesh. Dua të theksoj që përpara çdo hapi për shtatëzani ose procesi IVF rekomandohen një sërë ekzaminimesh dhe analizash që janë vendimtare në suksesin ose jo të një cikli IVF, pra mos nisni një cikël IVF nëse nuk jeni ekzaminuar në mënyrën e duhur.

Por ka edhe raste kur IVF nuk është mënyra që ju përshtatet ju dhe ka mënyra të tjera të tilla si programim kontakti apo inseminimi artificial që mund të jenë efikase në rastin tuaj.

Kështu që në rast se jeni duke planifikuar për një shtatzëni, rekomandohet që më parë të bëni të gjitha ekzaminimet në mënyrë që të kurseni kohe, para dhe të keni procedure të suksesshme”, sqaroi më tej Satiroglu.

Pra ,75% e çifteve të trajtuara arrijnë të finalizojnë me sukses përpjekjet e tyre në shtatzëni.

Arsyet përse duhet të zgjidhni Klinikën e Fertilitetit Hygeia:

➖  75% sukses për rastet e trajtuara me IVF / përqindja më e lartë në treg

➖  Më shumë se 800 fëmijë të ardhur në jetë në 8 vite eksperiencë

➖  Analizë gjenetike e Embrionit përpara Implantimit (PGT-A, PGTS-R, PGT-M)

➖  Të gjitha procedurat realizohen nga ekipi i mjekëve specialistë të Fertilitetit & Embriologë me eksperiencë ndërkombëtare mbi 28 vjeçare

Realizoni ëndrrën e prindërimit me IVF në Klinikën e Fertilitetit Hygeia./abcnews.al