Klinika e Fertilitetit në Spitalin “Hygeia” ofron një mundësi më shumë për çiftet që përballen me problemet e infertilitetit.
Të gjitha procedurat e riprodhimit të asistuar, sipas Dr. Otilja Dekovi, mjeke Obstetër-Gjinekologe, janë një ndihmesë e madhe për çiftet që duan të bëhen prindër.
“Fertilizimi invitro dhe të gjitha procedurat e riprodhimit të asistuar tashmë janë një ndihmë shumë e madhe për çiftet që nuk mund të arrijnë shtatzani në mënyrë natyrale. Pjesa e koordinimit të punës të mjekut gjinekolog që ndjek gjithë procedurat e stimulimit dhe procedurat përkatëse të marrjes së vezëve dhe transfertës embrionale duhet të jetë në çdo moment. Që në momentin e parë që konsulton çiftin e koordinuar dhe me embriologun dhe më laburatorin. Suksesi në fertilizimin invitro varet tek detajet.”
Ekipi i mjekëve të Klinikës së Fertilitetit “Hygeia” është i përbërë nga mjekë specialistë me eksperiencë ndërkombëtare dhe me aparatura bashkëkohore që ofrojnë sukses të garantuar
“Duhet t’i drejtohen klinikës së fertilitetit të Spitalit Hygeia pasi që në momentin e parë, në çdo detaj, në çdo problem do të dëgjohen me vëmendje dhe do të identifikohet dhe do të trajtohet siç duhet problemi i tyre. Kohëve të fundit, jo vetëm pajisjet specifike por edhe analizat gjenetike, sigurisht që janë bërë ndihmë dhe pjesë e suksesit në fertilizmin invitro.” /abcnews.al/