Klinika e fertilitetit “Hygeia“ histori suksesi në Evropë, mjeku specialist: Çiftet të mos neglizhojnë kontrollet

schedule15:50 - 8 Prill, 2021

schedule 15:50 - 8 Prill, 2021

Prej 10 vitesh në Shqipëri Klinika e Fertilitetit Hygeia ka rritur ndjeshëm përqindjen e suksesit tek çiftet që dëshirojnë të kenë  një fëmijë. Doktori Stefanos Handakas, mjek specialist per fertilitetin/endoskopist thekson se këto arritje kanë ardhur si rezultat i trajtimit të problemeve në mënyrë individuale.

“Klinika e Fertilitetit Hygeia Tirane prej 10 vitesh tashme operon me sukses ne Shqipëri si pjese integrale e Spitali Hygeia. Klinika e Fertilitetit Hygeia eshte klinika me e madhe ne Shqiperi. Identifikimi dhe trajtimi i problematikave ne kohe, puna ne ekip, ndjekja ne mënyre rigoroze e protokollove bashkëkohore si dhe aplikimi i trajtimeve te personalizuara për çdo çift kane bere qe gjate këtyre viteve ne te kemi edhe përqindje me të lartë të suksesit në Evropë dhe përkatësisht kemi 75% sukses ne procedurat e IVF-se dhe rreth 85% sukses në procedurat me vezë të dhuruara gjë që na bën të jemi shumë krenare për sukseset e arritura.”

Për të gjitha ato çifte që dëshirojnë të kenë një fëmijë mjeku i mirënjohur këshillon që të mos neglizhohen kontrollet rutinë të cilat janë shumë të rëndësishme.

“Te gjithe ato cifte te cilet tentojne per shtatzëni prej me shume se 8-10 muaj por pa rezultat duhet patjeter te drejtohen per konsulte te specializuar te mjeku specialist per problemet e fertilitetit me qellim qe te indentifikohet problemi dhe si rrjedhim te kryhet edhe trajtimi i tij ne kohe qofte ky problem i gruas apo bashkeshortit te saj, duke qene se shkaqet e infertilitetit jane si femerore ashtu edhe mashkullore.Prandaj ne vijim  për një mundësi sa më ta lartë  është shume e rendesishme dhe kete ne jua keshillojme gjithmone te gjitha qe te kryejne kontrolle mjekesore cdo vit, pra te mos i anashkalojne asnjehere keto kontrolle, sepse nga keto ekzaminime te thjeshta, si psh nga pap-test-I apo gjate ekografise arrijne te identifikohen problem te caktuara mjekesore te cilat ndikojne ne fertilitet duke veshtiresuar keshtu konceptimin e nje shtatzenie.”

Pavarësisht faktit që prej më shumë se një viti vendi ynë ndodhet në pandemi për shkak të Covid puna në klinikën e Fertilitetit Hygeia vazhdon të jetë e njëjtë  duke ofruar shërbimet  më cilësore për pacientët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!