Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Klima prek biodiversitetin detar/ Luhatjet e temperaturave kanë afruar gjallesa të panjohura në ujërat tona

schedule19:05 - 18 Shkurt, 2026

schedule 19:05 - 18 Shkurt, 2026

Klima prek biodiversitetin detar/ Luhatjet e temperaturave kanë afruar gjallesa të panjohura në ujërat tona

Ndryshimet klimatike kanë transformuar ekosistemin detar.

Sipas specialistëve të mjedisit, luhatjet e shpeshta dhe të theksuara të temperaturave, shpesh disa herë brenda së njëjtës ditë, kanë krijuar kushte të reja klimatike në det. Si pasojë, në brigjet tona po shfaqen specie që më parë nuk ishin hasur, një tregues i qartë i zhvendosjes së ekuilibrave natyrorë.



Ajo që po ndodh aktualisht në gjirin e Vlorës paraqitet si një fenomen i pazakontë dhe shqetësues. Rritja e nivelit të detit, e cila në disa raste ka arritur deri në 120 centimetra, po ndikon drejtpërdrejt në habitat.

Ndryshimet tashmë janë të dukshme. Sipas ekspertëve, faktori kryesor që po transformon ekosistemin mbetet ndryshimi klimatik, me pasoja që kërkojnë vëmendje dhe ndërhyrje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!