Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Klientët nuk mbanin distancën, pronari i biznesit instalon një gardh elektrik

schedule15:51 - 13 Korrik, 2020

schedule 15:51 - 13 Korrik, 2020

Pas disa muajsh karantinë, jeta e natës ka rifilluar sërish në Angli. Megjithatë ndërsa shumë pronarë biznesesh mundohen t’i “detyrojnë” klientët që të respektojnë masat anti-Covid me metoda tradicionale, një tjetër është treguar “kreativ”.

Pronari i një biznesi në Cornwall instaloi një gardh elektrik për t’i mbajtur njerëzit larg barit. Stafit tek “The Star Inn” i kishte ardhur në majtë të hundës me klientët që thyenin rregullat dhe e panë të arsyeshme që të merrnin masa të rrepta.

Duke folur për Cornwall Live, pronari i biznesit Johnny McFadden tha se e ka vënë gardhin për të garantuar sigurinë e njerëzve.



“Gardhi është aty për të garantuar distancimin social,” tha ai.

“Para se të vendosja gardhin, njerëzit nuk po e praktikonin distancimin social dhe po silleshin si t’u pëlqente, por tani ata kujdesen për t’i ndjekur udhëzimet,” shtoi ai më tej.

Edhe pse disa nga klientët janë ankuar se i ka zënë korrenti, Johnny thotë se zakonisht gardhi është i fikur.

“Megjithatë, mund ta ndezim kur të duhet,” paralajmëroi ai. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!