KLGJ synon zhbllokimin e “Shullazit” me gjyqtarë të komanduar, çështja shkon në Strasburg

schedule18:34 - 5 Mars, 2020

schedule 18:34 - 5 Mars, 2020

Procesi gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit vijon të jetë në ngërç prej disa muajsh. Në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka nisur ende gjykimi në themel për shkak se trupa gjykuese është e papaplotë.

E vetmja gjyqtare në këtë çështje është Albana Boksi. Gjyqtarët e tjerë kanë dhënë doreheqjen, sepse gjendeshin në situatën e konfiktit të interesit  dhe disa janë shkarkuar nga “Vetingu”.

Për këtë çështje Këshilli i Lartë Gjyqësor i është drejtuar me shkresë zyrtare Kuvendit dhe Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar ndryshime ligjore. Gjyqtarët  që vijnë nga gjykatat e Apelit, Etleva Temo dhe Artur Kalaja nuk mund të zhvillojnë procesin gjyqësor në themel, pasi nuk janë gjyqtarë të posacëm.

Togat  e zeza të Gjykatës së Posacme kanë dhënë pëlqimin për tu përgjuar celularet dhe llogaritë e tyre bankare dhe të familjarëve te gjyqtareve.

Avokati Vladimir Meçe ka sqaruar se të pandehurit në këtë process, në kushtet kur mungon Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese, i janë drejtuar direkt Gjykatës së Strasburgut.

Ai ka evidentuar shkelje të Konventes Europiane të të Drejtave të Njeriut që lidhen me lirinë e personit dhe me gjykimin nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe për një proces të drejtë ligjor.

Sipas avokatit të Emiljano Shullazit, çështja është dërguar në Strasburg për shkak të një vendimi të KLGJ për lejimin e shqyrtimit të kërkesave që lidhen me te drejtat e të pandehurit, nga gjyqtarët e deleguar me parë në Gjykaten e Krimeve të Rënda.

Sipas Meçes, ky vendim është në shkelje flagrante të Kushtetutes dhe ligjit, dhe u ka mohuar të pandehurve të drejten për të vazhduar gjykimin në kushtet e paraburgimit.

Vladimir Meçe thotë se Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi  kanë kërkuar që Gjykata e Strazburgut të marrë masë provizore lidhur me vijimin e padrejtë të paraburgimit.

Pas ndryshimit të statusit të gjykatës nuk është bërë rivlersimi i masës së sigurisë ashtu siç parashikon ligji./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!