“Kleçka” për familjet e prekura nga tërmeti, u ndalohet shitja ose dhurimi i shtëpive?

schedule17:00 - 4 Shkurt, 2021

schedule 17:00 - 4 Shkurt, 2021

Shumë shtëpi janë rindërtuar dhe shumë të tjera janë në proces pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit të vitit 2019, por në kontratën mes shtetit dhe qytetarëve të prekur që përfitojnë duket se ka një “kleçkë”.

Në një vendim të qeverisë të publikuar në Fletoren Zyrtare theksohet se shtëpitë individuale dhe apartamentet që do të kalojnë në pronësi të qytetarëve përfitues të programeve të rindërtimit, nuk mund të shiten apo të dhurohen.

Pra e thënë më thjeshtë, qytetarët që do të përfitojnë shtëpinë që është ndërtuar ose do të ndërtohet nga shteti nuk kanë të drejtë që banesën që marrin ta dhurojnë te një palë e tretë ose ta shesin.

Lexo edhe: Të prekurve nga tërmeti, u ndalohet shitja e shtëpive? Kryebashkiaku i Shijakut: Ja e vërteta

VENDIMI

Kalimi i titullit të pronësisë

2.1    Kjo    marrëveshje    nuk    përbën    aktin përfundimtar të fitimit të pronësisë. Palët kanë rënë dakord që transferimi i titullit të    pronësisë,    për    pronën    objekt    të    kësaj marrëveshjeje,   si   dhe   regjistrimi   i   titullit   të pronësisë  nga  pala  e  parë,  në  favor dhe  në  emër të palës së dytë, do të realizohet me nënshkrimin e kontratës përfundimtare të kalimit të pronësisë, e  cila  do  të  lidhet  nëpërmjet  palëve  me  akt publik,  dhe  do  të  regjistrohet  sipas  rregullave pranë  Agjencisë  Shtetërore  të  Kadastrës,  vetëm pas nënshkrimit  të  të  gjitha  dokumenteve  të nevojshme    dhe    plotësimit    të    kushteve    të më poshtme.

2.2  Pala  e  parë  merr  përsipër  të  mbulojë  të gjitha   detyrimet   dhe   kostot,   në   lidhje   me shpenzimet   noteriale   dhe   regjistrimin   e   kësaj marrëveshjeje   pranë   Agjencisë   Shtetërore   të Kadastrës,    brenda    30    ditëve    nga    data    e nënshkrimit të saj.

Deklarime dhe garanci të palëve

3.1 Pala e parë, deklaron dhe garanton palën e dytë për secilën prej çështjeve të mëposhtme:i)  merr  përsipër  që  ndërtimin  e  pasurisë  ta kryejë në  përputhje  me  parimet  e  rindërtimit, sipas  kushteve  dhe  teknikave  që  parandalojnë rreziqet  e  fatkeqësive  natyrore  në  të  ardhmen, bazuar në konceptin “rindërto më mirë”

;ii)  merr  përsipër  të  dorëzojë  pasurinë,  sipas parimit  “me  çelësa  në  dorë”,  të  gatshme për banim;iii)  do  të  përmbushë  detyrimet  dhe  do  të plotësojë    kushtet    e  parashikuara    në    këtë marrëveshje

;iv)  për  aq  kohë  sa  kjo  marrëveshje  do  të  jetë në fuqi, pasuria, objekt i kësaj marrëveshjeje, nuk mund t’i premtohet, t’i jepet në përdorim apo t’i shitet një pale të tretë

;v)  pala  e  parë  deklaron  dhe  siguron  se  ka autoritetin   dhe   miratimet   e   duhura   për   të nënshkruar, zbatuar dhe përmbushur dispozitat e kësaj marrëveshjeje

;vi)  pala  e  parë  merr  përsipër  dhe  garanton palën e dytë se, përgjatë gjithë kohëzgjatjes që do të  duhet  për  dorëzimin  e  pasurisë,  sipas  parimit “me çelësa në dorë”, do t’i sigurojë subvencionin e  pagesës  së  qirasë  deri  në  momentin  që  kësaj pale t’i kalojë e drejta e pronësisë së pasurisë, në bazë  të  vlerave  dhe  kushteve  të  miratuara,  në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

3.2 Pala e dytë deklaron dhe garanton palën e parë për secilën prej çështjeve të mëposhtme:i)   pala   e   dytë   pranon   kushtet   në   këtë marrëveshje  dhe  është  plotësisht  dakord  që,  në momentin   e   duhur   dhe   pas   plotësimit   të kushteve të vendosura sipas legjislacionit në fuqi, të    nënshkruajë    kontratën    përfundimtare    të kalimit  të  pronësisë  së  pasurisë,  objekt  i  kësaj marrëveshjeje

;ii)  kjo  marrëveshje  përbën  një  detyrim  ligjor, të  vlefshëm  dhe  të  ekzekutueshëm  për  palën  e dytë,  e  cila  i  ka  të  gjitha  kompetencat  të  lidhë këtë marrëveshje dhe të përmbushë detyrimet që rrjedhin prej saj;

iii)  pala  e  dytë  do  të  nënshkruajë  deklaratën noteriale  për  heqje  dorë,  sipas  parashikimeve  të legjislacionit në fuqi.

3.3  Nëse  pala  e  dytë  nuk  plotëson  të  gjitha kushtet  e  vendosura  në  legjislacionin  në  fuqi, atëherë  kjo  marrëveshje  nuk  do  të  ketë  fuqi ligjore  dhe  pala  e  parë  zhvishet  nga  të  gjitha detyrimet e ngarkuara në këtë aktmarrëveshje.

3.4 Palët pranojnë se deklarimet dhe garancitë e  parashikuara  në  nenet  më  sipër  janë  kryer  në zbatim  të  dispozitave  ligjore  në  fuqi  dhe  me qëllim angazhimin e secilës prej tyre për të lidhur këtë   marrëveshje,   duke   i   konsideruar   ato   të vërteta dhe të mirëqena.

 

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!