Kjo periudhë mund të konsiderohet ndër më të mirat për producentin Elgit Doda.
Suksesi i tij duket se po i kalon koordinat gjeografike të Shqipërisë. Ka qenë bashkëshortja e tij, moderatorja Klea Huta që ka dhënë lajmin e bukur.
Përmes një postim në InstaStory, Klea ka publikuar kontratën e blerjes së këngës së fundit të Elgitit, të titulluar “Larg”.
Mesa duket, ky projekt është pëlqyer aq shumë dhe ka qenë aq i suksesshëm, sa është blerë edhe në Kinë.
“Kënga “Larg” blihet nga Kina. Krenare për ty dashuria ime”, shkruan Klea./abcnews.al