Klea Huta dhe Elgit Doda po shijojnë periudhën më të ëmbël të jetës së tyre, pasi pak muaj më parë ata mirëpritën djalin Krid. Edhe pse dyshja kanë qenë shumë aktiv në rrjete sociale, duke ndarë momente me të voglin e tyre, ata janë treguar shumë të kujdesshëm për të mos zbuluar më shumë se ç’duhet.
Por ndërsa Krid bën 5 muaj nga ardhja në këtë botë, mami Klea ka vendosur të zbulojë pak më shumë për të. Ajo ka publikuar një video në Instastory, duke zbuluar për herë të parë portretin e adhurueshëm të të voglit të saj. Këngëtarja shfaqet duke luajtur me djalin, ndërkohë që ai qesh me të.
“Dje 4/11/2020 5 muaj dashuri! 5 muajt më të bukur të jetës sime për këtë të qeshurën tënde do lëviz malet mama jote Krid! O shpirt i shpirtit tim“, janë fjalët e ëmbla që Klea ka shkruar për të birin. Kujtojmë që artistja i është rikthyer ekranit, e cila tashmë është angazhuar me emisionin më të ri “Këngë Moj”. /abcnews.al