Klea Huta po vuan simptomën e Covid-19: E keqja më e vogël

schedule12:40 - 20 Mars, 2021

schedule 12:40 - 20 Mars, 2021

Moderatorja shumë e dashur, Klea Huta ka zbuluar para disa kohësh se ka kaluar Covid-19 së bashku me familjen e saj. Ajo u shpreh se nuk mund të nuhaste as erën e vogëlushit të saj, Krid dhe se kjo gjendje vazhdoi për shumë gjatë.

Së fundmi, Klea ka realizuar me ndjekësit e saj një bashkëbisedim virtual, ku ka treguar se edhe pas kaq shumë kohësh, shija e tmerrshme nuk i ka ikur akoma.

“Ajo shija e tmerrshme e disa prej ushqimeve pas Covid-19, ju ka ngelur akoma? Nëse po, çfarë përdorët?”, i shkruan një ndjekës.

“Nuk më ka ikur shija e tmerrshme ende. Thjesht kam mësuar të jetoj me të. Është bërë pjesë e imja. Parosmia quhet dhe mund të zhduket 1-3 vjet. Unë shquhem për “qime derri” dhe mund të jem pjesë e 3-vjeçarit. Është për të qarë në fakt. Po kjo është e keqja më e vogël”, i është përgjigjur moderatorja./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!