Klea Huta ka humbur ditën e sotme gjyshin, një ndër personat më të shtrenjtë të saj. Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale.
Teksa ka publikuar një fotografi të të ndjerit, Klea ka shkruar dhe disa fjalë të ndjera për ndarjen e tij nga jeta. “Ma këpute shpirtin o gjysh. Mi thave sytë o shpirt. Qofsh i xhenetit.”, ka shkruar Klea. /abcnews.al