Klea Huta: Donaldi dhe Romeo më kanë marrë bashkëshortin, nuk po e shoh më

schedule22:52 - 11 Maj, 2022

schedule 22:52 - 11 Maj, 2022

Klea Huta dhe Elgit Doda janë një ndër çiftet më të dashur të showbizit shqiptar. Pavarësisht angazhimeve të shumta, duket se dyshja kanë një harmoni të madhe në martesën e tyre. Ata, madje, janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Krid.

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, Klea ka treguar me humor se tashmë Elgitin ia ka marrë Romeo dhe Donaldi, pasi kanë shumë koncerte së bashku. Sakaq, moderatorja u shpreh se nuk po e sheh më në shtëpi.

“Nuk po e shoh në shtëpi unë e shkreta. Po e sheh Romeo dhe Donaldi më shumë se unë. Ai dhe unë kemi zgjedhur të rrimë me njëri- tjetrin në profesionin që kemi. Ne që në fillim, Giti punonte deri vonë në studio, besimi ka qenë i konsoliduar. Ja kam lënë gjithë lirinë time. Kontrolli e shkatërron martesën”, tha Klea./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!