Klea Huta ëshë një ndër personazhet më të dashur të ekranit. Pas lindjes së djalit, Klean e kemi parë të angazhuar me emisionin e ri “Këngë moj”. Së fundmi, moderatorja dhe këngëtarja ka befasuar fansat me paraqitjen e fundit në ekran.
Ndryshe nga çfarë jemi mësuar ta shikojmë me flokë të drejta, Klea këtë herë ka ndryshuar tërësisht look, duke u shfaqur me flokë kacurrela të vogla. Kombinuar me një fustan të bardhë, këngëtarja duket si gjithmonë mjaft tërheqëse.
View this post on Instagram
Kujtojmë që Klea është bërë nënë e një djali, që pak ditë më parë bëri 5 muajsh. “4/11/2020 5 muaj dashuri! 5 muajt më të bukur të jetës sime për këtë të qeshurën tënde do lëviz malet mama jote Krid! O shpirt i shpirtit tim“, janë fjalët e ëmbla që Klea ka shkruar për të birin. /abcnews.al