KLD shpreh keqardhje për deklaratat e ministres Gjonaj

schedule20:02 - 20 Tetor, 2018

schedule 20:02 - 20 Tetor, 2018

Këshilli i Lartë i Drejtësië ka reaguar për deklaratat e ministres Etilda Gjonaj, që është edhe anëtare e këtij Këshilli. Në një deklaratë për mediat thuhet se KLD shpreh keqardhje për pasaktësinë e mungesën e korrektesës së deklaratave të ministres së drejtësisë, e cila nuk ka marrë pjesë në mbledhjen, të cilën e cilësoi si të zhvilluar në mungesë transparence.

“Është i pavërtetë gjithashtu dhe deklarimi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nuk ka patur kuorumin e nevojshëm për vendimarrje, pasi kuorumi vendimmarrës i KLD-së mbi këtë çështje pasqyrohet qartësisht dhe në mënyrë transparente në procesverbalin e mbledhjes të publikuar. Gjithashtu sqarojmë se z.Gjin Gjoni, nuk ka marë pjesë në votimin e kësaj pike shtesë të rendit të ditës”, thuhet në reagimin e KLD.

Çdo pretendim apo kundërshtim nga Ministrja e Drejtësisë apo çdo anëtar i KLD mund të paraqitet në mbledhjet e këtij organi, duke marrë pjesë e duke përmbushur kështu funksionin e anëtarit të kësaj trupe, përfundon me ironi reagimi i KLD ndaj deklaratave të ministres Etilda Gjonaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!