KLD cakton emrat e tre gjyqtarëve tek FSHF

schedule14:56 - 11 Shkurt, 2018

schedule 14:56 - 11 Shkurt, 2018

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka përcaktuar emrat e tre gjyqtarëve, që do të jenë anëtarë të Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve pranë Federatës Shqiptarë të Fubllit.

Tre togat e zeza që do të kontribuojnë në peshoren e drejtësisë në futbollin shqiptar janë gjyqtarët e Ervin Pollozhani, Gerdi Hoxha e Dritan Hallunaj. Gjyqtarët Pollozhani dhe Hoxha aktualisht ushtrojnë funksionin e tyre në Gjykatën e Tiranës, ndërsa gjyqtari Hallunaj në Shkallën e Parë të Krimeve të Rënda.

Kërkesat e tre gjyqtarëve për të qenë anëtarë të Dhomës së Zgjidhjes së Konfliktee në FSHF u miratuan nga KLD në një nga mbledhjet e fundit të këtij këshilli.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!