Klauzolë e re për Mauro Icardin, zbulohet kushti që do pasuronte Interin

schedule12:17 - 8 Mars, 2020

schedule 12:17 - 8 Mars, 2020

Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi, po kalon një moment shumë të mirë në Paris. Argjentinasi duket se i ka lënë pas momentet e vështira që kaloi në sezonin e fundit tek Interi dhe është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të francezve.

Sipas mediave në Francë, në kontratën mes Interit dhe PSG-së ka dhe një klauzolë, që nuk ishte zbuluar. Nëse gjigantët francezë do të vendosin që të blejnë kartonin e tij dhe më pas ta shesin në një skuadër italiane, atëherë zikaltrit do të fitojnë një shumë prej 15 milion eurosh.

Kohët e fundit ka qenë Juventusi i interesuar për shërbimet e sulmuesit. Nëse bardhezinjtë e blejnë, i japin rivalëvë të tyre 15 milion euro. Klauzola e Icardit është 70 milion euro, nëse PSG e mban, nëse e shet në Itali fatura shkon në 85 milion euro për ta dhe Juvenstusi duhet ta kalojë këtë shifër nëse e do argjentinasin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!