Klauzola problematike, New Balance hedh në gjyq Liverpool!

schedule18:29 - 24 Shtator, 2019

schedule 18:29 - 24 Shtator, 2019

Liverpool mund të ketë telashe dhe gjithçka lidhet me kontratën që klubi anglez po program të nënshkruajë me Nike. aktualisht sponsori i tyre teknik është New Balance. Kontrata me ta “The Reds” u përfundon me mbylljen e këtij sezoni.

Gjiganti anglez ka marrë një ofertë nga Nike, që i ofron 70 milionë sterlina. Nga New Balance Liverpool përfiton 45 milionë sterlina, por kompania në fjalë pretendon se fituesit e Champions League nuk po i përmbahen një klauzole në marrëveshjen e tyre.

Sipas klauzolës, mes palëve zgjatet bashkëpunimi nëse New Balance bën të njëjtën oferte. “Ne mezi presim që të vazhdojmë sponsorizim tonë me Liverpool, duke rinovuar kontratën në vitin 2020. Në përputhje me kontratën tonë aktuale, ne kemi përputhur ofertën me Nike”, thuhet në komunikatën që New Balance ka shpërndarë për mediat.

Liverpool duket i vendosur për të nënshkruar me Nike dhe kjo pritet të sjellë një proces gjyqësor, që është paralajmëruar nga sponsori teknik aktual i “The Reds”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!