Ekipi parisien në këmbim të sjelljes së mirë me tifozët i detyrohet Neymar plot 6 milion euro, i përcaktuar nga klubi si një bonus etik.
Sjellje etike, e përpiktë, ndalim i propagandës politike dhe shoqërore dhe veçanërisht përshëndetje në fund çdo ndeshje, në këmbim të 6.5 milion euro bruto në vit.
Ky është bonusi i bujshëm që merret nga Neymar që nga viti 2017, viti i transferimit të tij nga Barcelona te PSG.
Kampioni Brazilian më 8 maj rinovoi kontratën e tij me klubin e kryeqytetit francez deri më 20 qershor 2025./abcnews.al/

