Klauzola 700 milionëshe/ Jorge Messi, La Liga-s: Jeni gabim, varet ç’kontratë keni lexuar

schedule14:42 - 4 Shtator, 2020

schedule 14:42 - 4 Shtator, 2020

Jorge Messi i është përgjigjur La Liga, që ditë më parë doli me një komunikatë dhe paralajmëronte se Lionel Messi nuk mund të largohej nga Barcelona në rast se nuk do të shlyhej klauzola e largimit.

Bëhet fjalë për shumën e frikshme 700 milion euro, që me siguri asnjë klub futbolli nuk do të ishte i gatshëm ta paguante. Menaxheri i sulmuesit argjentinas, në letrën që i dërgon La Liga-s, thekson se klauzola nuk vlen në fund të këtij sezoni.

 

“Zotërinj të La Liga, nuk e dimë çfarë kontrate keni lexuar, por jemi gabim kur thoni që Messi nuk largohet dot pa paguar dot klauzolën. Siç thotë klauzola 8.2.3.6 e kontratës, “Nëse kontrata prishet në mënyrë të njëanshme nga lojtari në fund të 2019/20, klauzola nuk ka më vlerë”, shkruhet në një pjesë të letrës, kurse La Liga ka dalë me komunikatë dhe i qëndron deklaratës së bërë me 30 gusht.

Ngërçi tani është te data e njoftimit të Messit për t’u larguar. Sipas kontratës duhej që deri më 10 korrik të njoftonte Barcelonën. Me shtyrjen e sezonit, sulmuesi dhe përfaqësuesit e tij janë të mendimit që edhe klauzola shtyhet. /abcnews.al

 

Replika e La Liga

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!