Klaudia Pepa është një nga balerinat më të reja shqiptare që po korr sukses në shtetin italian.
Prej vitesh, ajo jeton dhe punon atje mes shumë artistëve të njohur. Mesa duket gjatë kësaj kohe suksesi ka qenë i garantuar për Klaudian. Madje, së fundmi, ajo është bërë pjesë e videoklipit të artistit italian Aka7even, i cili u bë shumë i njohur nga spektakli “Amici”, në të cilin edhe Klaudia ka konkurruar si balerinë.
Aka7even ka publikuar këngën e tij më të re, e cila u kthye menjëherë në trend në rrjete sociale dhe tashmë renditet si kënga më e mirë e verës së 2021-it. Videoklipi paraqet një atmosferë shumë të ngrohtë, festive, tipike për ditët e nxehta të verës dhe protagonistja kryesore në të është Klaudia Pepa. Balerina shqiptare nuk ka kaluar pa u vënë re dhe të gjitha mediat italiane i kanë kushtuar nga një artikull special pjesëmarrjes së saj në videoklipin e artistit italian.
Kujtojmë që pak muaj më parë ajo u shfaq në videoklipin e Fabrizio Moros, në këngën “Voglio stare con te”./abcnews.al